Zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës/ Alimehmeti: Kandidati i PD vjen së shpejti, jemi në bisedime

Zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës/ Alimehmeti: Kandidati i PD vjen së shpejti, jemi në bisedime

Anëtari i Partisë Demokratike dhe njëkohësisht pjesë e grupit të ngritur për përzgjedhjen e kandidatit për zgjedhjet e parakohshme në Bashkinë e Tiranës, Ilir Alimehmeti, ka folur në një deklaratë për procesin që po ndjek opozita për të arritur një emër konsensual përballë kandidatit të mazhorancës. I ftuar në emisionin Review në Euronews Albania, Alimehmeti theksoi se procesi është ende në zhvillim dhe se po ecën me hapa të shpejtë, duke përfshirë jo vetëm partitë parlamentare, por edhe ato aleate dhe faktorë të tjerë opozitarë. “Patjetër procesi është në zhvillim e sipër. Ka një radhë. Demokracia parashikon numra. Janë partitë parlamentare dhe ato aleate. E më pas duhet parë ata që kanë qëndrim opozitar përballë Edi Ramës. Në këtë aspekt negociatat janë hapur, diskutimet janë hapur. Ju...