Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
SHBA-të shtyjnë me tetë ditë sanksionet ndaj kompanisë serbe të naftës
Pas bisedimeve me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur të shtyjnë me tetë ditë zbatimin e sanksioneve ndaj kompanisë shtetërore serbe të naftës, NIS (Industria e Naftës së Serbisë). Fillimisht, këto masa ishte parashikuar të hynin në fuqi më 1 tetor. Drejtori i Përgjithshëm i NIS-it, Kiril Tjurdenjev, u ka garantuar punonjësve të kompanisë se janë siguruar furnizimet e nevojshme me naftë bruto për përpunim. Ai theksoi se kompania do të bëjë gjithçka që është në fuqinë e saj për të zbutur pasojat për qytetarët dhe punonjësit. Në përgatitje për situatën, NIS ka mobilizuar pikat e vogla të karburantit, rishitësit dhe shpërndarësit me shumicë. Megjithatë, pas skadimit të afatit të ri, pritet të kuptohet më qartë natyra dhe ndikimi...