Kupola e UÇK-së në Hagë, një ide e hedhur nga Rama

Kupola e UÇK-së në Hagë, një ide e hedhur nga Rama

Kryeministri Rama tha në Klan Kosova se procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë nuk është demokratik, dhe kjo sipas tij, “është shumë e rëndë”. Sipas tij, në gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, po ndodhin shkelje shumë të rënda dhe të vazhdueshme të standardeve demokratike të procesit. Ndaj, ai hodhi idenë e daljes me një rezolutë të unifikuar të Kuvendit të Shqipërisë dhe atij të Kosovës, ku të vihen në dukje të gjitha shkeljet e panumërta të standardeve demokratike të procesit. “Unë besoj se do të ishte një hap që do të kishte një jehonë të caktuar në rast se do të bashkoheshin të dy Kuvendet dhe në rast se ne do të ndërmerrnim një...