Detaje të reja nga aksidenti me pesë të plagosur në aksin Elbasan-Cërrik, dy prej tyre fëmijë të mitur

Detaje të reja nga aksidenti me pesë të plagosur në aksin Elbasan-Cërrik, dy prej tyre fëmijë të mitur

Detaje të reja janë publikuar lidhur me një aksident rrugor të ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan–Cërrik, në fshatin Valas, ku janë përfshirë dy automjete. Sipas informacioneve zyrtare, automjeti me drejtues shtetasin B. V., 71 vjeç, është përplasur me automjetin e drejtuar nga shtetasi M. C., 29 vjeç. Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve, si dhe tre pasagjerë që udhëtonin në automjetin me drejtues shtetasin M. C. Të gjithë të plagosurit janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Elbasanit, ku po marrin ndihmën mjekësore të nevojshme dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se dy prej të plagosurve janë fëmijë të mitur, 3 dhe 5 vjeç. Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën...