Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Barcelona merr kryesimin, Sociedad mbetet në zonën e rrezikut me vetëm 5 pikë
Barcelona arriti fitoren e katërt radhazi në La Liga, duke u ngjitur në krye të tabelës. Skuadra katalanase mposhti 2-1 Real Sociedad në një ndeshje të zhvilluar në shtëpi. Miqtë kaluan të parët në avantazh me golin e Odriozolës në minutën e 31-të. Para përfundimit të pjesës së parë, Kounde barazoi shifrat për Barcelonën. Në minutën e 59-të, Lewandowski shënoi golin e dytë që vulosi përmbysjen. Me këtë triumf, Barcelona ka tani 19 pikë në krye të renditjes. Real Madrid ndjek me 18 pikë në vendin e dytë. Sociedad mbetet në pozitat e fundit, duke u renditur i 17-ti me vetëm 5 pikë.