Të burgosurit e Peqinit letër Ministrisë së Drejtësisë, kundërshtojnë Kodin e ri Penal: Rivlerësim të paraburgimit!

Të burgosurit e Peqinit letër Ministrisë së Drejtësisë, kundërshtojnë Kodin e ri Penal: Rivlerësim të paraburgimit!

Kur risitë në Kodin Penal po kundërshtohen nga aktorë të ndryshëm, edhe të burgosurit kërkojnë të bëhen pjesë e grupit të ekspertëve duke përpiluar kundërshtimet e tyre Në këtë letër të dërguar nga burgu i sigurisë së lartë të Peqinit  për Ministrinë e Drejtësisë, draftuesit, çdo palë të interesuar dhe për Top Channel, disa të burgosur kërkojnë që heqja e burgimit të përjetshëm të mos llogaritet pasi të jenë vuajtur 35 vite dënim, por pas 25 viteve. Por ky nuk është propozimi i vetëm. “Ne të dënuarit jemi të prekur drejtpërdrejtë nga drafti dhe ndaj kërkojmë që llogaritja e paraburgimit të ndryshohet, konkretisht një ditë paraburgim të ketë vlerën e dy ditëve burgim, ose të lihet siç ka qenë, pasi të barazosh një ditë arrest...