Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Vora dhe Bërxulla në errësirë totale, banorët pa energji prej dy orësh
Prej afro 2 orësh qyteti i Vorës dhe Njësia Administrative Bërxullë po përballen me ndërprerje të energjisë elektrike. Qytetarët raportojnë se nuk po furnizohen me energji elektrike që prej orës 18:00, ndërsa bëjnë të ditur se situata përsëritet sa herë ka reshje të dendura shiu. Siç shihet edhe në pamjet e siguruara nga Balkanweb, të vetmet drita që duken në horizont janë ato të makinave që qarkullojnë në autostradën Durrës-Tiranë. Abonentët kërkojnë nga operatorët e OSHE-së të ndërhyjnë menjëherë për rikthimin e energjisë elektrike.