Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Dhjetëra palestinezë të vrarë pas sulmeve izraelite në Gaza
Dhjetëra palestinezë u vranë nga sulmet e vazhdueshme izraelite në Rripin e Gazës, njoftoi sot agjencia palestineze e lajmeve WAFA. Sipas njoftimeve, trupat e 41 personave janë dërguar në spitale të ndryshme në këtë territor të goditur rëndë që nga mëngjesi i sotëm. Ushtria izraelite deklaroi se po vazhdon operacionet kundër organizatave terroriste në të gjithë Rripin e Gazës dhe se ofensiva në qytetin e Gazës është zgjeruar. Në një rast, trupat izraelite raportuan se kishin identifikuar pesë militantë që kishin qëlluar me një raketë antitank drejt ndërtesës ku ndodheshin ushtarët. Nuk pati të plagosur mes tyre, ndërsa ushtria tha se forcat ajrore izraelite “eliminuan” sulmuesit. Brenda 24 orëve, rreth 140 objektiva ushtarake në territorin bregdetar janë goditur, sipas njoftimit të ushtrisë. Ndërkohë, zëdhënësi i...