Një person i armatosur hyn në kishën e Michiganit dhe i vë zjarrin, raportohet dhe për viktima! Policia vret autorin

Një person i armatosur hyn në kishën e Michiganit dhe i vë zjarrin, raportohet dhe për viktima! Policia vret autorin

Një person i armatosur pushtoi i armatosur kishën mormone të “Jezu Krishtit” në Grand Blanc. Raportohet për të shtëna dhe numër të panjohur viktimash. Objektit të kultit iu vu edhe zjarri në rrethana ende të paqarta, duke shkaktuar re të dendura tymi e flakë në zonë. Ndërtesa është përfshirë nga flakët dhe raportet fillestare tregojnë për dëme të shumta. Policia tha se autori i dyshuar ishte vrarë, teksa ka disa persona të qëlluar. Disa automjete zjarrfikëse janë afruar në vendngjarje dhe shumë forca policore që krijuan perimetrin e sigurisë. Sipas dëshmitarëve okularë në vendngjarje, autori i krimit u neutralizua, ndërsa shumë të plagosur po transportohen me barela. Departamenti i Policisë së Grand Blanc Township tha se nuk kishte kërcënim të mëtejshëm për publikun. Prokurorja e...