Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Amerikanët, gati sanksionet për industrinë serbe të naftës/ Trump i jep Vuçiçit edhe 8 ditë afat
Pas bisedimeve me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, SHBA-të shtynë për tetë ditë fillimin e zbatimit të sanksioneve kundër kompanisë shtetërore të naftës. Drejtori i Përgjithshëm i Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS), Kiril Tjurdenjev, u tha punonjësve se janë siguruar furnizime të mjaftueshme me naftë bruto për përpunim. Sipas tij, kompania do të bëjë gjithçka që është në fuqinë e saj, në mënyrë që punonjësit dhe qytetarët e Serbisë t’i ndiejnë sa më pak pasojat e situatës në të cilën u gjend NIS, me njoftimin se më 1 tetor do të hynin në fuqi sanksionet e SHBA-ve kundër asaj kompanie. Industria e Naftës e Serbisë ka përgatitur pompat e vogla, rishitësit dhe shitësit me shumicë për këtë situatë. Pas afatit të ri të vendosur...