Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Trump mbledh udhëheqjen ushtarake, takohet të martën me 800 gjeneralët e Amerikës
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, do të marrë pjesë në një takim me gjeneralët dhe admiralët amerikanë në Quantico të Virxhinias të martën, një takim i rrallë i udhëheqjes ushtarake të vendit. Takimi i së martës vjen në një epokë tensionesh të larta mes NATO-s dhe Rusisë, por edhe kërcënimesh në rritje nga Kina dhe trazirash të brendshme në SHBA. Ishte Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth ai që thirri në mënyrë urgjente të gjithë gjeneralët dhe admiralët më të lartë të Forcave të Armatosura Amerikane, një takim i paparë prej dekadash, i organizuar me njoftim të shkurtër, pa shpjegim dhe jashtë protokolleve të zakonshme. Hegseth pritet të diskutojë nevojën për të ruajtur një “shpirt luftëtari” në të gjithë ushtrinë dhe mund të ngrejë çështje të...