Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Ish-lojtari i Realit ndëshkon Barcelonën, Koundes rikthen barazpeshën (video)
28 Shtator 2025 19:21 Telesport Barcelona po përballet me Real Sociedadin në stadiumin olimpik të Katalonjës, në sfidën e vlefshme për javën e 7-të në La Liga. Pjesa e parë është mbyllur në barazim 1-1. Në minutën e 30-të, ish-mbrojtësi i Real Madridit, Alvaro Odriozola, dërgon topin në rrjetë, pas një gjysmë pasimi, gjysmë goditje të Barrenetxea, duke i dhënë avantazhin Sociedadit. Barcelona barazon shifrat në minutën e 44-të me Jules Kounde, francezi shënon me kokë pas krosimit të Marcus Rashford nga goditja e këndit. Katalanasit vijnë me disa ndryshime në formacion sot, duke ditur që në mesjavë do të përballen me PSG-në në Champions League. Në portë luan Szczesny, në vend të Joan Garcia i dëmtuar. Për katalanasit debuton në mesfushë, 17-vjeçari Dro Fernandez....