Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Video/ Tubimi politik në Indi kthehet në tragjedi, të paktën 40 të vdekur dhe 50 të plagosur pas përleshjes
Të paktën 40 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 50 të tjerë janë plagosur gjatë një përplasjeje masive në një tubim politik të mbajtur nga aktori dhe politikani Vijay, në Indi. Sipas autoriteteve vendase, viktimat përfshijnë burra, gra dhe fëmijë, ndërsa Kryeministri i shtetit jugor indian Tamil Nadu, M.K. Stalin, konfirmoi bilancin tragjik dhe njoftoi se 51 persona të tjerë po marrin trajtim mjekësor intensiv. Turma të mëdha njerëzish ishin mbledhur për të ndjekur fjalimin e Vijay-t, një nga aktorët më të njohur të kinemasë, i cili ka tërhequr mijëra mbështetës që nga futja e tij në politikë. Shefi i policisë bëri me dije se vonesa në mbërritjen e politikanit në vendin e ngjarjes përkeqësoi situatën, pasi turma kishte pritur për orë të...