Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
14 ditë grevë urie për vdekjen e të birit/ Tubim solidariteti për Pano Ruçi në Syntagma në Greqi
Një tubim solidariteti për grevistin e urisë Pano Ruçi, babanë e 22-vjeçarit Denis, i cili u vra në aksidentin hekurudhor në Tempi, po zhvillohet në Sintagma. Babai i Denisit vazhdon për të 14-ën ditë grevën e urisë, ndërsa tubime janë organizuar edhe në Selanik dhe Larisa. Dhjetëra njerëz janë grumbulluar në shesh, pas orës së njoftuar më herët në 18:30 për ditën e sotme. Babai i Denisit vazhdon grevën e urisë për të 14-ën ditë. Tubime po zhvillohen edhe në qytete të tjera të Greqisë, si në Selanik, Patra, Larisa, Heraklion dhe Rethymno. Në Larisa tubimi ka vijuar edhe pse binte shi.