Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Historia e shqiptarit që shet hot dog në urën Westminster, policët maskohen si “batman” për ta kapur
Shitja e kikirikëve të pjekur apo hot dogëve në Urën Westminster, përmes karrocave ambulante, janë skena që përsëriten prej vitin 1999. Shitësit janë shqiptarë të palicensuar e në betejë të përhershme me inspektorët e bashkisë me detyrë ndalimin e tregtimit pa licencë. Megjithëse shumica e pionierëve shqiptarë të kësaj tregtie janë “zhdukur” njëri prej tyre me jetëgjati tenton ta vijojë tregtimin e hot dogëve në këtë urë me e frekuentuara nga turistët. Mediat londineze shkruajnë se një shqiptatë nga East Ham, i cili ishte një tregtar “produktiv” ilegal i hot dogëve në Urën Westminster, është gjobitur me mijëra paund. Ludovik Keqaj nga Sussex Road u përshkrua nga policia si “një nga tregtarët ilegalë më produktivë të Urës Westminster”. Ai duhet të paguajë një shumë prej...