Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Aksident i rëndë në rrethrrotullimin e Cërrikut, dy persona përfundojnë në spital
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë te rrethrrotullimin e Cërrikut, ku janë përplasur dy automjete. Sipas informacioneve të para, dy persona ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa ende nuk dihet numri i saktë i pasagjerëve që ndodheshin në mjetet e përfshira. Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se shkak i mundshëm i përplasjes dyshohet të ketë qenë shpejtësia mbi normat e lejuara, e kombinuar me lagështirën në rrugë si pasojë e kushteve atmosferike. gijotina.com/