Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Pezullimi i dialogut strategjik, Kurti nuk tërhiqet nga përplasja me SHBA: S’mund të bëj kompromise me sundimin e ligjit në veri
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, nuk tërhiqet nga përplasja me Shtetet e Bashkuara. Gjatë qëndrimit në SHBA ai tha se arsyeja pse Uashingtoni ka pezulluar Dialogun e planifikuar Strategjik me Kosovën ka të bëjë me mbylljen e strukturave serbe në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe. I pyetur gjatë një bashkëbisedimi të sqaronte arsyen e vendimit të kumtuar nga SHBA-ja më 12 shtator, Kurti tha se ai nuk mund të bëjë kompromise me sundimin e ligjit. “Arsyeja e pezullimit të Dialogut të planifikuar Strategjik është për shkak të sundimit të ligjit në veri të Kosovës, i cili rezultoi të ishte kundër strukturave ilegale serbe dhe këtu nuk mund të bëj kompromise. Nuk mund t’ia lë këtë problem brezit tuaj. Mendoj që...