Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Zgjedhjet lokale në MV, vetëm 10% e kandidatëve për kryetarë komunash janë gra! Garë dhe mes partive shqiptare
Në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, që do të mbahen më 19 tetor, do të garojnë gjithsej 309 kandidatë për 81 poste kryetarësh – 80 komuna dhe qyteti i Shkupit. Sipas të dhënave nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), kandidatët janë kryesisht burra: 277 (89.6%), ndërsa gra janë vetëm 32 (10.4%). Në krahasim me zgjedhjet lokale të katër vjetëve më parë, ka një rritje të lehtë të përfaqësimit të grave, pasi nga 299 kandidatët në atë kohë, vetëm 25 ishin gra, ose rreth 8.4%. Tridhjetë e dy kandidatet gra në këto zgjedhje vijnë nga 24 komuna, që do të thotë se në dy të tretat e komunave nuk do të ketë gra në fletët e votimit. Numri më i madh i kandidateve është në...