Vrasja e biznesmenit të tullave ende e mbuluar me mister, në skenë del ‘vlonjati’: Sherr për dritat e makinës apo atentat i organizuar?

Vrasja e biznesmenit të tullave ende e mbuluar me mister, në skenë del ‘vlonjati’: Sherr për dritat e makinës apo atentat i organizuar?

Edoardo Sarchi dhe pamje nga vendngjarja TIRANE- Një vlonjat mendohet se ka qenë ekzekutori i biznesmenit italian Edoardo Sarchi. Ky të paktën është varianti më i afërt i Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së Gjirokastrës 36 orë pas vrasjes së biznesmenit 44-vjeçar. Burime për ZËRI bëjnë me dije se i dyshuari është identifikuar nga Policia dhe është duke u lokalizuar nga Policia.  Më herët, sot, u liruan pas shoqërimit edhe Eqerem Braçi dhe dy djemtë e tij, Gazment dhe Daniel. Në dëshminë e tyre në Polici, ata kanë thënë se janë qëlluar me armë zjarri nga ky person i panjohur, në Dilan, një vend mes fshatrave Nivicë dhe Salari, atje ku u gjet edhe trupi i Sarchit. E njëjta dëshmi është dhënë edhe nga bariu...