Ulen të ardhurat në pushtetin vendor, bashkitë vijojnë të mbeten të varura nga shteti

Ulen të ardhurat në pushtetin vendor, bashkitë vijojnë të mbeten të varura nga shteti

Te ardhurat e mbledhura nga pushteti vendor kanë pësuar rënie përgjatë këtij viti, duke reflektuar një performancë jo shumë të kënaqshme. 61 bashkitë në vend kanë mbledhur afro 25.3 miliardë lekë apo 253 milionë euro në 8 muajt e parë të vitit.  Të dhënat zyrtare të financave tregojnë se në raport me të njëjtën periudhë të një vitit më parë të ardhurat e pushtetit lokal regjistrohen më rënie në rreth 22 milionë euro. Ndikimin kryesor në këtë performancë e ka rënia e të ardhurave nga taksat lokale me afro 26 milionë euro. Megjithatë nëse do të marrim në analizë të njëjtën periudhë të dekadës së fundit vihet re një rritje progresive e të ardhurave nga pushteti vendor, dhe 3-fishim nga viti 2015. Të ardhurat nga...