Monopatinat, rrezik real për sigurinë rrugore/ Policia: Në të gjitha aksidentet rezultojnë drejtues të mitur

Monopatinat, rrezik real për sigurinë rrugore/ Policia: Në të gjitha aksidentet rezultojnë drejtues të mitur

“Përdoruesit e patinave dhe ciklomotorëve elektrikë vijojnë të jenë një kategori me rrezik të lartë për aksidentet rrugore. Me qëllim parandalimin e ngjarjeve rrugore, nga ana e policisë janë duke u kryer kontrolle në të gjithë vendin për personat që nuk zbatojnë rregullat e qarkullimit”, thotë gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj. Përgjatë 9 muajve të këtij viti, policia ka evidentuar një numër të shtuar të incidenteve që përfshijnë mjetet elektrike, si përplasje me këmbësorë në trotuare, por edhe me automjete në rrugët kryesore. Shifrat tregojnë për rritje të numrit të përplasjeve, me persona të plagosur dhe dëme materiale më të shtuara. Mjetet elektrike, në të shumtën e rasteve, përdoren në mënyrë të pakontrolluar, pa asnjë pajisje mbrojtëse, nga të mitur dhe në vende që...