Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Lapaj kërcënon Shabanin: Në rastin më të mirë, ai meriton të internohet
Adriatik Lapaj ka bërë një deklaratë të fortë ditën e sotme, teksa është pyetur nëse do të mbështesë Endri Shabanin, i cili ka shprehur dëshirën për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës. Lapaj ka hedhur poshtë çdo mundësi bashkëpunimi, duke e konsideruar Shabanin si “tradhtar” dhe duke theksuar se në histori, tradhtarët janë dënuar me internim. “Referuar historisë tonë, tradhtarët në rastin më të mirë çohen në ekzil. Në politikë nuk promovohet tradhtia, është fenomen i shëmtuar që i bën dëm shoqërisë. Tradhtia e dëmton në thelb shoqërinë,” – u shpreh Lapaj. Ndërkohë, ndryshe nga qëndrimi për Shabanin, Adriatik Lapaj është shprehur i hapur për bashkëpunim me Pano Sokon, me të cilin thotë se ka pasur një eksperiencë pozitive gjatë fushatave të mëparshme. “Jam i...