Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Londër/ Policët e veshur si ‘Batman’ i bëjnë gjëmën shqiptarit në urën Westminster
Një shqiptar që prej vitesh shet ilegalisht hot dogë në Urën Westminster, një nga pikat më të frekuentuara nga turistët në kryeqytetin britanik, është gjobitur me afro 7,000 paund nga autoritetet, ndërsa pritet të përballet sërish me drejtësinë për të njëjtën vepër. Ludovik Keqaj, 52 vjeç, banues në Sussex Road, East Ham, është përshkruar nga policia britanike si një nga tregtarët ilegalë më “produktivë” të Urës Westminster, ku prej vitesh ushtrohet një tregti ambulante pa leje, kryesisht nga shtetas shqiptarë. Ai u shpall fajtor për gjashtë akuza të tregtimit pa licencë, duke u gjobitur me 670 paund për secilën shkelje. Gjithashtu, ai u ndëshkua me 1,666 paund për shkelje të një urdhri të mëparshëm komunitar që i ndalonte veprimtarinë tregtare në zonën e Lambeth. Keqaj...