Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Opozita vijon konsultimet për kandidatin e Tiranës, Noka: Çështje ditësh do të kemi emrin
Partia Demokratike vijoi edhe sot konsultimet dhe negociatat me partitë e tjera opozitare për të zgjedhur emrin e kandidatit për zgjedhjet e parakohshme në bashkinë e Tiranës. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka i caktuar nga kreu i PD-së Sali Berisha si një nga përfaqësuesit për të negociuar me partitë e tjera opozitare, zhvilloi sot një takim me sekretarin e Përgjithshëm të Partisë së Lirisë Tedi Blushin si dhe deputetin Edmond Haxhinasto. Në përfundim të takimit, Noka u shpreh se synimi i opozitës është gjetja e një figure dinjitoze, përfaqësuese për qytetarët, ndryshe nga socialistët. “Opozita vazhdon konsultimet dhe bisedimet për t’i dhënë Tiranës, edhe bashkive të tjera, një figurë dinjitoze, përfaqësuese, që të ketë në fokus qytetarin, hallet dhe problemet e tij....