“Nuk ndihesha vetvetja te Juventus”, mesfushori tregon çfarë nuk shkoi mirë te bardhezinjtë

“Nuk ndihesha vetvetja te Juventus”, mesfushori tregon çfarë nuk shkoi mirë te bardhezinjtë

28 Shtator 2025 16:25 Telesport Nico Gonzalez ishte titullar në fitoren e tij të parë në derbin e qytetit ndaj Real Madridit, aty ku Atletico Madrid fitoi me shifrat 5-2. Mesfushori argjentinas i larguar në ditët e fundit të merkatos së verës nga Juventus për tek Atletico Madrid, duket se ka gjetur veten në La Liga. Gonzalez është përshtatur shumë mirë te “Colchoneros”, duke fituar menjëherë besimin e Diego Simeone. Në fitoren 5-2 ndaj Real Madridit, Gonzalez ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë. Në një intervistë për mediat spanjolle pas derbit, Gonzalez foli edhe për situatën që kaloi te Juventus. “Nuk dua të them se çfarë shkoi keq te Juve. Nuk ndihesha vetvetja, por ky është futbolli dhe situatat mund të ndryshojnë shpejt....