Alarm në Mesdhe/ Nëndetësja bërthamore ruse me rrjedhje karburanti, rrezikon të shpërthejë

Alarm në Mesdhe/ Nëndetësja bërthamore ruse me rrjedhje karburanti, rrezikon të shpërthejë

Marina ruse është në gatishmëri të lartë pas raportimeve për një rrjedhje serioze karburanti në nëndetësen ruse me kapacitet bërthamor Novorossiysk, e cila aktualisht po lundron në Detin Mesdhe drejt Gjibraltarit. Sipas informacionit të transmetuar nga kanali VChK-OGPU, i cili thuhet se ka qasje në informacionet që rrjedhin nga shërbimet ruse të sigurisë, ekuipazhi i Novorossiysk mund të detyrohet të pompojë karburant nga hambari direkt në det për të shmangur rrezikun e një shpërthimi. Situata konsiderohet kritike, duke pasur parasysh se nëndetësja mund të mbajë armë të përparuara me rreze të gjatë veprimi. Nëndetësja “Novorossiysk” i përket Flotës Ruse të Detit të Zi, ka një ekuipazh prej 52 personash dhe mund të qëndrojë nën ujë deri në 45 ditë. Korrikun e kaluar, ajo u vu...