Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Al Ittihad largon Laurent Blanc, Mitaj mbetet pa trajner
Al Ittihad ka shkarkuar së fundmi trajnerin Laurent Blanc. Shkak për këtë vendim është bërë humbja në kampionatin arab ndaj Al Nassr. Lajmi është bërë publik nga klubi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. “Al Ittihad njofton ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin e ekipit të parë, Laurent Blanc, dhe stafin e tij. Bordi drejtues i klubit shpreh falenderime për kontributin dhe i uron suksese në të ardhmen”- shkruan klubi. Kujtojmë që tek Al Ittihad luan edhe mbrojtësi i Kombëtares, Mario Mitaj. © BalkanWeb