Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Diaspora kontribut për Kosovën!”/ Osmani: Shqiptarët zë i fuqishëm në institucionet amerikane
Gjatë vizitës së saj në SHBA, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është ndalur dhe në një vizitë në Shoqatën shqiptare “Bijtë e shqipes” në Filadelfia. Ajo vlerëson angazhimin e çdo shoqate që kontribuon për të ardhmen e Kosovës, pasi sipas saj zëri i tyre është i fuqishëm në institucionet amerikane. Presidentja Osmani theksoi rolin e shqiptarëve të Amerikës, duke e quajtur kontributin e tyre të pazëvendësueshëm jo vetëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës në vitet ’90, por edhe në ditët e sotme. “Shqiptarët këtu në Amerikë janë zë i fuqishëm në institucionet amerikane dhe shndërrohen në urë lidhëse mes SHBA-së dhe Kosovës ,” deklaroi Osmani. Vizita kishte si qëllim mirënjohjen dhe nxitjen e organizimit të mëtejshëm të diasporës, për të ngritur zërin në mbrojtje...