Xavi rikthehet në aksion! Vjen oferta nga klubi i njohur

Xavi rikthehet në aksion! Vjen oferta nga klubi i njohur

28 Shtator 2025 14:28 Telesport Marrëveshje ende jo, por bisedime po. Pas largimit të Laurent Blanc nga Al-Ittihad, drejtuesit e klubit të njohur kanë nisur kërkimin për një trajner të ri. Emri i momentit? Xavi, krejtësisht i lirë aktualisht. Sipas gazetarit Matteo Moretto, bisedimet kanë nisur. Deri tani, Xavi ka kërkuar informacione për planet që ka klubi, kurse Al-Ittihad ka pyetur për kërkesat financiare të trajnerit. Xavi drejtoi Barcelonën nga nëntori 2021 deri në maj 2024, ku fitoi edhe titullin kampion.