Xabi Alonso i kërkon falje yllit të ekipit pas humbjes në derbin e Madridit

Xabi Alonso i kërkon falje yllit të ekipit pas humbjes në derbin e Madridit

28 Shtator 2025 15:52 Telesport Real Madrid pësoi dje humbjen e parë të sezonit dhe që ishte një humbje shumë e hidhur, 5-2 në derbin e qytetit ndaj Atletico Madridit. Lojtari më i mirë në fushë për “Los Blancos” ishte Arda Guler, i cili dha asist në golin e parë për ekipin e tij dhe shënoi vetë golin e dytë që i dha avantazhin e përkohshëm Real Madridit. Në mënyrë të habitshme, në minutën e 60-të, Xabi Alonso vendosi të largojë nga fusha Arda Guler për Franco Mastantuono. Mediat spanjolle raportojnë se trajneri bask i ka kërkuar falje Arda Guler pas ndeshjes dhe ka pranuar që gaboi me largimin e tij nga fusha. “Ndoshta bëra një gabim dhe nuk duhej të të kisha hequr”, mësohet...