Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Pas incidenteve gjatë javës, Danimarka nuk rrezikon, ndalon të gjitha fluturimet e dronëve në prag të samitit të BE-së në Kopenhagen
Danimarka do të ndalojë të gjitha fluturimet e dronëve civilë mbi territorin e saj javën e ardhshme për të garantuar sigurinë e samitit të BE-së, ku krerët e qeverive do të takohen në Kopenhagen, tha të martën ministria e transportit. “Danimarka do të presë udhëheqësit evropianë javën e ardhshme dhe ne do t’i kushtojmë vëmendje të veçantë sigurisë. Prandaj, nga e hëna deri të premten, ne do ta mbyllim hapësirën ajrore daneze për të gjitha fluturimet e dronëve civilë”, tha ministria. Fluturimet mbi hapësirën ajrore daneze të dronëve të panjohur që nga 22 shtatori kanë çuar në mbylljen e aeroporteve, me Danimarkën që lë të kuptohet për përfshirje të mundshme ruse. Top Channel