Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Gjermania po ndërton qendër anti-dron, ministri i Brendshëm: Do qëllohen nga ushtria sapo të pikasen
Rreziku është “i lartë”, tha të shtunën Ministri i Brendshëm gjerman Alexander Dobrid, duke iu referuar pamjeve të shumta të dronëve në qiellin evropian. Gjermania dhe vendet e NATO-s në tërësi, deri më tani nuk kanë pasur një sistem të besueshëm për t’u përballur me to, gjë që duhet të ndryshojë menjëherë. Kjo kërkon krijimin e një “Qendre për Mbrojtjen e Dronëve”. Kjo qendër do të kombinojë ekspertizën e Policisë Federale, Zyrës Federale të Policisë Kriminale dhe autoriteteve të policisë shtetërore. Dobrid tha se donte të mblidhte të gjithë njohuritë në këtë fushë dhe të niste projekte të reja kërkimore. Politikani bavarez foli për një luftë teknologjike midis kërcënimit dhe mbrojtjes, e cila nuk duhet të humbasë. Shumësia e llojeve të ndryshme të dronëve që...