Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë/ Zbardhet roli i bariut si dëshmitar, përse u gjend në skenën e krimit..
Armir Hitoveizi, banor i zonës së Dilanit pranë Selenicës në Tepelenë, është 1 nga 4 dëshmitarët që u pyetën nga grupit hetimor i Gjirokastrës për vrasjen e biznesmenit italian Edoardo Sarchi 44 vjeç, një ditë më parë. Teksa roli i 3 të tjerëve, Eqerem Braçit dhe dy djemve të tij Gazmend e Daniel, është i ditur sipas pretendimeve dhe versionit të tyre të cilët kanë qenë së bashku me biznesmenin italian kur u sulmuan me armë, ajo që nuk dihej ishte fakti përse bariu u gjend aty në orët e para të mëngjesit të së shtunës, pak pas mesnate, në ora 00:30. Gazetari i Report Tv, Piro Nase, ka mundur të mësojë se bariu Hitoveizi ka një stan rreth 200 metra më tutje vendit që është regjistruar si skenë krimi. Sipas informacioneve, bariu ka qenë duke udhëtuar me makinë dhe mbeti...