Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Çdo agresion ndaj nesh do të marrë përgjigje vendimtare”/ Ky është paralajmërimi i Rusisë ndaj NATO-s
Çdo tentativë agresioni kundër Rusisë do të ketë një përgjigje adekuate. Kështu ka bërë të ditur Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov në fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Lavrov shtoi se Bashkimi Europian po ngre një alarm fals, pasi po i shtyn banorët e tyre të përgatiten për luftë me Rusinë. “Kërcënimet me forcë kundër Rusisë, e akuzuar për planifikim praktik të një sulmi ndaj Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe Bashkimit Evropian, po bëhen gjithnjë e më të zakonshme. Presidenti Putin i ka hedhur poshtë vazhdimisht provokime të tilla. Rusia nuk ka pasur kurrë dhe nuk ka qëllime të tilla, por çdo agresion kundër vendit tim do të përballet me një përgjigje vendimtare. Nuk duhet të ketë dyshim për këtë midis atyre në NATO dhe...