Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Kërkojnë asfaltimin e rrugës, banorët e 7 fshatrave në Vlorë sërish në protestë
Banorët e Vërmikut, Bashajt, Matogjinit, Verbasit, Ramicës dhe Velçës janë mbledhur sërish sot për të protestuar duke kërkuar asfaltimin e rrugës që lidh këto fshatra. Mësohet se banorët e krahinës së Smokthinës në Vlorë kërkojnë asfaltimin e 25 km rrugë që lidh 7 fshatrat e zonës. Banorët sot bllokuan për mbi 40 minuta rrugën nacionale të Lumit të Vlorës. Me prezencë edhe të forcave të policisë, nuk pati situata të tensionuara, ndërsa banorët mbajtën fjalime duke i bërë thirrje kryeministrit për të kthyer vëmendjen nga kjo zonë.