Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Raporti i DASH për klimën e investimeve/ Bardhi: Rama ka kriminalizuar ekonominë
Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi la reaguar për raportin e publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit mbi klimën e investimeve në Shqipëri. Në një reagim në rrjetet sociale, Bardhi shprehet se ky raport provoi denoncimet me fakte të opozitës për kriminalizimin e ekonomisë gjatë qeverisjes së Edi Ramës. “Raporti i vitit 2025 mbi klimën e investimeve në Shqipëri publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit është një aktakuzë realiste mbi gjendjen ku ndodhet sot ekonomia shqiptare. Ky raport provoi edhe njëherë denoncimet me fakte të opozitës shqiptare për kriminalizimin e ekonomisë gjatë qeverisjes së Edi Ramës”, shkruan Bardhi. Sipas tij, “Departamenti Amerikan i Shtetit konstaton se prania e madhe e të ardhurave të paligjshme nga trafikimi i drogës, kontrabanda, evazioni fiskal dhe korrupsioni shtrembërojnë konkurrencën në treg. Raportimi i investitorëve se mund të...