Mbyllet java e pestë e Kategorisë së Parë, Skënderbeu vijon kryesimin me 13 pikë

Mbyllet java e pestë e Kategorisë së Parë, Skënderbeu vijon kryesimin me 13 pikë

Java e pestë e Kategorisë së Parë u mbyll pasditen e djeshme. Skënderbeu mundi Laçin 1-0 dhe vazhdon të kryesojë kampionatin me 13 pikë. Pogradeci fitoi 3-1 në fushën e Kukësit, ndërsa Iliria mposhti AF Luftëtarin 2-1. Kastrioti – Burreli dhe Besa – Lushnja u mbyllën në barazim 1-1, ndërsa në ndeshjen Korabi – Apolonia nuk u shënua asnjë gol dhe sfida përfundoi 0-0. Rezultatet e javës së pestë: Kukësi 1-3 Pogradeci AF Luftëtari 1-2 Iliria Kastrioti 1-1 Burreli Korabi 0-0 Apolonia Besa 1-1 Lushnja Skënderbeu 1-0 Laçi