“Vrasje aksidentale apo ekzekutim i mirëorganizuar”, mediat italiane pasqyrojnë lajmin e vrasjes së biznesmenit Edoardo Sarchi në Tepelenë

“Vrasje aksidentale apo ekzekutim i mirëorganizuar”, mediat italiane pasqyrojnë lajmin e vrasjes së biznesmenit Edoardo Sarchi në Tepelenë

Vrasja e biznesmenit Edoardo Sarchi në Salari të Tepelenës është pasqyruar edhe nga mediat italiane. Teksa trajton ngjarjen, Tgcom24 bën të ditur se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar në Itali është në kontakt të vazhdueshëm me Konsullatën e Përgjithshme Italiane në Vlorë, me Ambasadën Italiane në Tiranë, si dhe me familjen e 44-vjeçarit Edoardo Sarchi, duke ndjekur rastin me vëmendje të madhe, për të përcaktuar detajet e ngjarjes dhe për të ofruar të gjithë ndihmën e mundshme konsullore. Vrasje aksidentale apo ekzekutim i mirorganizuar, Corriere della Sera shkruan se vdekja e biznesmenit italian mbetet e mbuluar nga një hije misteri. Duke renditur kontributet e familjes Sarchi në politikë dhe biznes, si dhe bashkëpunimet e hershme me sipërmarrësit shqiptarë, kjo media ndan edhe...