Gjekmarkaj: SHBA po ulëret mbi rrezikun e Ramës për demokracinë në Shqipëri

Gjekmarkaj: SHBA po ulëret mbi rrezikun e Ramës për demokracinë në Shqipëri

Nënkryetari i Parlamentit, Agron Gjekmarkaj, i cilësoi të dhëna alarmante gjetjet e raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit, mbi klimën e investimeve në Shqipëri. Deputeti i partisë Demokratike vuri theksin tek korrupsioni i lartë, krimi o organizuar dhe pastrimi i parave në një ekonomi informale masive, që po dëmtojnë zhvillimin ekonomik në vend dhe po pengojnë investimet serioze nga partnerët ndërkombëtarë. “Shqipëria, sipas raportit, mbetet një vend i vështirë për të bërë biznes, me një klimë që dekurajon investitorët dhe që favorizon klientelizmin e lidhur me pushtetin”, shprehet mes të tjerash Gjekmarkaj në një postim të tij në rrjetin social. Ai nënvizon se ky raport i jep plotësisht të drejtë qëndrimeve të opozitës dhe paralajmërimeve të saj të përsëritura, duke nisur që nga kryetari Sali...