Mediat italiane pasqyrojnë lajmin e vrasjes së biznesmenit Edoardo Sarchi: Vrasje aksidentale apo ekzekutim i mirëorganizuar (VIDEO)

Mediat italiane pasqyrojnë lajmin e vrasjes së biznesmenit Edoardo Sarchi: Vrasje aksidentale apo ekzekutim i mirëorganizuar (VIDEO)

Teksa trajton ngjarjen, Tgcom24 bën të ditur se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar në Itali është në kontakt të vazhdueshëm me Konsullatën e Përgjithshme Italiane në Vlorë, me Ambasadën Italiane në Tiranë, si dhe me familjen e 44-vjeçarit Edoardo Sarchi, duke ndjekur rastin me vëmendje të madhe, për të përcaktuar detajet e ngjarjes dhe për të ofruar të gjithë ndihmën e mundshme konsullore.  Vrasje aksidentale apo ekzekutim i mirorganizuar, Corriere della Sera shkruan se vdekja e biznesmenit italian mbetet e mbuluar nga një hije misteri.  Duke renditur kontributet e familjes Sarchi në politikë dhe biznes, si dhe bashkëpunimet e hershme me sipërmarrësit shqiptarë, kjo media ndan edhe dëshmi të të afërmve të 44-vjeçarit. Për Corriere della Sera kushëriri i biznesmenit 44-vjeçar, Riccardo Barbieri është shprehur se ka mbetur i shokuar nga ngjarja, ndërsa për herë të fundit thotë se është...