Plagosi me armë kunatin pas një konfikti, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë

Plagosi me armë kunatin pas një konfikti, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda arrestuan shtetasit M. T., 41 vjeç, dhe G. M., 54 vjeç, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Llambi Bonata”, në banesën e 54-vjeçarit, shtetasi M. T., pas një konflikti të çastit, ka plagosur me armë zjarri kunatin e tij, shtetasin G. M., i cili dyshohet se pak më parë kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Vijon ende puna për kapjen e shtetasit N. S. (nip i shtetasit M. T.), i cili ndodhej në banesë në momentin e ngjarjes. Arma e zjarrit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.