Tërmet i fortë godet Turqinë, ndihet në Stamboll, Izmir dhe Bursa

Tërmet i fortë godet Turqinë, ndihet në Stamboll, Izmir dhe Bursa

Një tërmet me magnitudë 5.4 të shkallës Rihter ka goditur ditën e diel Turqinë Perëndimore, duke u ndjerë edhe në qytete të mëdha si Stambolli, Izmiri dhe Bursa, njoftoi Drejtoria e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD). Sipas autoriteteve turke, lëkundjet u regjistruan në orën 12:59 të mesditës (sipas orës lokale) me epiqendër në rajonin Simav, në provincën Kutahya. Tërmeti kishte një thellësi prej 8.46 kilometrash dhe u ndje edhe në provincat fqinje. Banorë të shumtë në Stamboll raportuan në rrjetet sociale se e ndjenë lëkundjen, ndërkohë që deri tani nuk ka raportime për dëme materiale apo të lënduar. Ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya, konfirmoi se të gjitha strukturat e AFAD dhe institucionet përkatëse kanë nisur verifikimet në terren për të vlerësuar situatën pas...