Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
I rrahu motrën, 41-vjeçari në Tiranë plagos kunatin, përfundojnë të dy në pranga
Një konflikt familjar ka përfunduar me përdorimin e armës së zjarrit në Tiranë, duke çuar në plagosjen e një personi dhe arrestimin e dy të tjerëve. Policia njofton se Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda kanë vënë në pranga shtetasin M. T., 41 vjeç, dhe kunatin e tij G. M., 54 vjeç, pas një ngjarjeje të ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën “Llambi Bonata”, në banesën e 54-vjeçarit. Sipas hetimeve paraprake, konflikti ka nisur pasi G. M. dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila është motra e autorit të dyshuar. Në kulmin e debatit, 41-vjeçari M. T. ka qëlluar me armë zjarri, duke plagosur kunatin e tij. Të dy personat u arrestuan menjëherë pas ngjarjes, ndërkohë që...