Banorët e gjashtë fshatrave në Vlorë protesojnë në rrugë: Premtimet elektorale i harruan…(Video)

Banorët e gjashtë fshatrave në Vlorë protesojnë në rrugë: Premtimet elektorale i harruan…(Video)

Banorët e fshatrave Vërmik, Bashaj, Matogjin, Verbas, Ramicë dhe Velçë janë ngritur sërish në protestë këtë të dielë, duke kërkuar ndërtimin e rrugës që i lidh me rrugën e Lumit të Vlorës. Të revoltuar nga mosveprimi i institucioneve, dhjetëra qytetarë kanë bllokuar përkohësisht segmentin kryesor, si formë reagimi ndaj indiferencës që, sipas tyre, po zvarrit zgjidhjen e këtij problemi të kahershëm. “Nuk mund të pranojmë që kjo rrugë të mbetet në këtë gjendje. Prej 35 vitesh nuk është bërë asnjë investim serioz. Kërkojmë që shteti të na trajtojë me dinjitet, jo të na kujtohet vetëm në fushata”, deklaruan banorët. Kjo është hera e dytë që banorët protestojnë për të njëjtën çështje, pasi edhe më parë kanë denoncuar publikisht se ndërtimi i kësaj rruge ishte premtuar...