“Emri i kandidatit për Tiranën, çështje ditësh”, Noka takon Tedi Blushin, ja kë përjashtojnë

“Emri i kandidatit për Tiranën, çështje ditësh”, Noka takon Tedi Blushin, ja kë përjashtojnë

Të mandatuarit e Partisë Demokratike patën një takim këtë të diel me sekretarin e Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, në lidhje me zgjedhjet për bashkinë e Tiranës. Pas mbledhjes, Flamur Noka u ndal te kandidatura e opozitës për kryebashkiakun e kryeqytetit, duke thënë: “Ju siguroj që është çështje ditësh. Ne jemi opozitë dhe forcë demokratike, ndaj ndjekim hapat dhe procedurat, konsultohemi dhe më pas vendosim. E gjitha kjo është çështje ditësh dhe shumë shpejt do të keni emrin e kandidatit të opozitës. Siç e shikoni, dje e shtunë dhe sot e diel, ne sërish vazhdojmë me takime intensive me të gjitha forcat parlamentare dhe më pas me një konsultë me të tjerët, për të arritur në fund me kandidatin final dhe qëllimin që i duhet...