Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Tiranë, lëvizte i armatosur, vihet në pranga 27-vjeçari. Policia sekuestron armë, municion luftarak dhe një shumë parash
Policia e Tiranës ka arrestuar një 27-vjeçar i cili lëvizte i armatosur. Nga kontrolli, policia ka sekuestruar armën e zjarrit, municion luftarak dhe një shumë parash. Njoftimi i policisë: “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të kontrolleve intensive të zhvilluara pas mesnatës, me fokus identifikimin e shtetasve që qarkullojnë të armatosur dhe që përbëjnë rrezik për qytetarët dhe rendin publik, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Mesnata”. Si rezultat, në rrugën “Ibrahim Rugova” u kap dhe u arrestua shtetasi E. S., 27 vjeç, banues në Domje. Gjatë kontrollit në çantën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë me municion, të cilën e mbante pa leje, si dhe një shumë parash. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për...