Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Brazili lëshon urdhër arrest për Ervin Matën, Shqipëria kërkon ekstradimin, mediat e përshkruajnë si “manjat”
Ervin Mata BRAZIL- I arratisur prej kohësh nga Shqipëria, Gjykata e Lartë Federale në Brazil ka lëshuar një urdhër-arrest për shtetasin Ervin Mata. Mediat braziliane shkruajnë se urdhri është lëshuar më 23 shtator 2025, pas kërkesës së qeverisë shqiptare për ekstradimin e tij. Mata akuzohet për drejtimin e një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës. Sipas autoriteteve shqiptare, Mata dyshohet se është përgjegjës për tentativën për të transportuar 69 kilogramë kokainë nga São Paulo drejt Valencias, në Spanjë, përmes një ngarkese me lëng limoni në Portin e Santos. Hetimet kanë zbuluar gjithashtu se, në shtator të vitit 2020, ai ka qenë i përfshirë në një tjetër aktivitet kriminal në Kolumbi, ku dyshohet se ka organizuar transportin e 240 kilogramëve kokainë drejt Frankfurtit, në Gjermani. Pas...