“Koordinata” në Shkodër, procedohen penalisht 4 kryetarë fshatrash, për veprën “Shpërdorimi i detyrës”

“Koordinata” në Shkodër, procedohen penalisht 4 kryetarë fshatrash, për veprën “Shpërdorimi i detyrës”

Policia e Shtetit njofton se në Qarkun Shkodër, vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, kundër kultivimit të bimëve narkotike.Gjatë kontrolleve në territoret e 5 njësive administrative, u gjetën dhe u asgjësuan 1447 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.Procedohen penalisht 4 kryetarë fshatrash, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi, në bashkëpunim me Njësinë e Sigurisë Publike Shkodër vijojnë me intensitet kontrollet në të gjithë territorin e qarkut, në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, me qëllim goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike. Si rezultat i kontrolleve: -në territoret e njësive administrative Pult, dhe Shalë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën dhe asgjësuan 495 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Në vijim...