Vlora shndërrohet në festë, Vllaznia pret Vorën simpatike

Vlora shndërrohet në festë, Vllaznia pret Vorën simpatike

Ecuria jo e mirë në katër javë e Flamurtarit në Superiore përgjatë sezonit aktual, nuk i ul pritshmëritë për një duel luftarak sot ndaj Egnatias në Vlorë për xhiron e 5-të Abissnet Superiore. Fakti që Flamurtari riktheheht të luajë në stadiumin e tij të rikonstruktuar e mbështetur nga politikat lehtësuese të klubit me hyrjen falas, shton indirekt oreksin që pikërisht sot në ‘inagurimin’ e radhës të impiantit në jug të Shqipërisë, skuadra të japë përgjigjet që të gjithë presin në Vlorë. Përballë do të ketë kampionët në fuqi të Egnatias në një test vërtetë force. Rrogozhinasit vijnë pas dy fitoreve radhazi dhe pritet të bëjnë maksimumin sot për të ngjitur shkallët drejt kreut. Ndërkaq në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës Vllaznia e Edi Martinit do...