Rritet bilanci i viktimave në tragjedinë e mitingut të djeshëm në Indi, 39 persona humbën jetën, prej tyre 9 fëmijë

Rritet bilanci i viktimave në tragjedinë e mitingut të djeshëm në Indi, 39 persona humbën jetën, prej tyre 9 fëmijë

Të paktën 39 persona u vranë, përfshirë nëntë fëmijë dhe më shumë se 50 të tjerë u plagosën në tragjedinë që ndodhi të shtunën në një tubim zgjedhor në shtetin jugor indian Tamil Nadu. “Deri më tani, 39 persona kanë vdekur dhe 51 janë plagosur dhe po marrin kujdes mjekësor”, u tha shefi i qeverisë lokale M.K. Stalin gazetarëve në Karur, qyteti ku ndodhi rrëmuja gjatë një tubimi të partisë TVK. Vijay, 51 vjeç, një aktor i njohur për tre dekada, ka tërhequr turma të mëdha në tubimet e tij që kur themeloi partinë TVK (Tamilaga Vettri Kazhagam) përpara zgjedhjeve shtetërore që do të mbahen në fillim të vitit të ardhshëm. 36 DEAD.8 CHILDREN.16 WOMEN.Improper planning at Actor Vijay’s rally in Karur, T.N leads to...